Të rinjtë në të njëzetat e tyre shpesh përballen me sfida financiare për shkak të mungesës së përvojës, njohurive të kufizuara në menaxhimin e financave dhe ndryshimeve të mëdha në jetën e tyre si fillimi i karrierës, pagesa e borxheve studentore, ose fillimi i një familjeje. Në vijim do të përmendim gabimin më të zakonshëm financiare që bëjnë të rinjtë gjatë periudhës së tyre të të njëzetave.
Pse është e rendësishme t’i shmangim këto gabime?
T’i shmangim gabimet financiare në të njëzetat është shumë e rëndësishme sepse kjo është koha kur fillon të ndërtohet jeta që ëndërrojmë. Në këtë moshë, kemi energjinë, ëndrrat dhe ambiciet për të ndjekur pasionet tona, por gabimet financiare mund të na kufizojnë dhe të na pengojnë të arrijmë qëllimet tona. Nëse shpenzojmë pa menduar, hyjmë në borxhe ose nuk kursejmë, rrezikojmë të humbasim mundësitë për të udhëtuar, për të mësuar diçka të re, për të krijuar një karrierë ose për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme. Financat (paratë) e menaxhuara mirë janë çelësi për të jetuar jetën që duam, pa stres dhe me më shumë liri për të ndjekur atë që na bën të lumtur.
1. Shpenzimi Më i Lartë se Fitimi
Pse të rinjtë bëjnë shpenzime më shumë se sa fitojnë e për të cilat pendohen më vonë?
Të rinjtë shpesh shpenzojnë më shumë se sa fitojnë sepse janë të ndikuar nga dëshira për të ndjekur modën, për t’u përshtatur me shoqërinë dhe për të kënaqur veten në moment. Ata nuk mendojnë për pasojat dhe bëjnë shpenzime impulsive për gjëra që nuk janë të domosdoshme. Mungesa e përvojës dhe mosnjohja e rëndësisë së menaxhimit të parave i çon të harxhojnë më shumë se ç’mund të përballojnë, duke hyrë shpesh në borxhe. Kjo sjell pendim më vonë, kur kuptojnë se mund t’i kishin përdorur ato para për qëllime më të rëndësishme.
Cila është zgjidhja për këtë epidemi?
Zgjidhja për këtë sfidë është të mësoni të menaxhoni financat që në moshë të re duke ndjekur këta hapa të thjesht:
- Krijoni një buxhet – Për të krijuar një buxhet të thjeshtë, filloni duke ndarë të ardhurat mujore në tre kategori kryesore: 50% për nevoja bazë(si qira, ushqim dhe transport), 30% për dëshira (si daljet me shoqëri apo abonimet), dhe 20% për kursime apo synime afatgjata. Për shembull, nëse fitoni 500 euro në muaj, ndani 250 euro për nevoja, 150 euro për dëshira dhe 100 euro për kursime.
- Krijoni një fond kursimi – Për të krijuar një fond kursimi me 10%, filloni duke ndarë 10% të të ardhurave tuaja mujore menjëherë pas marrjes së tyre dhe vendoseni në një llogari të veçantë kursimi. Ky fond është i nevojshëm sepse siguron një bazë financiare për emergjenca (p.sh sëmundje dhe nevoja te paparashikuara), ndihmon në shmangien e borxheve dhe krijon siguri ekonomike për të përballuar situata të papritura apo për të realizuar synime afatgjata.
- Shmangni borxhet e panevojshme – Mos përdorni karta krediti ose të huazoni para për gjëra që nuk janë të nevojshme, dhe kjo është jashtzakonisht shumë e leht për tu bërë nëse i ekzekutoni dy hapat e parë – krijimin e një buxheti dhe fondi kursimi.
Ky artikull më së miri përmblidhet e përfundohet me thënjën e lasht popullore:
“Shtriji këmbët sa ke jorganin!”