Forcat e Padukshme në vijim që ndikojnë te vendimet e gjithë secilit që nuk ka vetëdije për:
· Anshmëria e Konfirmimit
Anshmëria e konfirmimit shfaqet kur ne injorojmë informacionet që kundërshtojnë bindjet tona – edhe nëse ato janë të sakta – dhe kërkojmë vetëm ato që i konfirmojnë bindjet apo hamendësimet tona.

Si ndikon “Anshmëria e Konfirmimit” tek vendimet financiare?
Filani, një i ri nga Prishtina, dëgjoi për një kriptomonedhë të re që po fitonte popullaritet dhe vendosi të investojë. Ai kërkoi vetëm informacione pozitive që përforconin idenë se do të fitonte shumë para, duke injoruar paralajmërimet për rrezikun e mashtrimeve. Për shkak të kësaj anshmërie, ai mori një vendim të gabuar financiar dhe humbi shumicën e kursimeve. Ky është një shembull se si anshmëria e konfirmimit mund të ndikojë negativisht në vendimet tona për paratë.
Si mundemi ta shmangim këtë “Anshmëri të konfirmimit”?
Për të shmangur anshmërinë e konfirmimit, është e rëndësishme të kërkojmë edhe informacione që kundërshtojnë mendimin tonë fillestar. Për shembull, kur doni të investoni në një ide të re, mos lexoni vetëm komentet pozitive apo mendimet që ju japin të drejtë. Kërkoni qëllimisht analiza kritike dhe pikëpamje të ndryshme. Konsultohuni me ekspertë të pavarur dhe krahasoni burime të ndryshme informacioni. Duke vepruar kështu, mund të merrni vendime më të balancuara dhe të shmangni humbje financiare për shkak të besimeve të njëanshme.
· Shmangia e Humbjes
Shmangia e humbjes është prirja që kanë njerëzit për të ndier humbjet më fort se fitimet me të njëjtën vlerë.
Me fjalë të tjera:
Humbja e 10 eurove na dhemb më shumë se sa na gëzon fitimi i 10 eurove.
Kjo ndikon në vendimet financiare, duke bërë që njerëzit shpesh të shmangin rrezikun edhe kur mund të përfitojnë.

Si ndikon “Shmangia e Humbjes” tek vendimet financiare?
Arbëri kishte kursyer 500 euro. Një ditë, dy shokë i ofruan dy ide:
- Shoku i parë i tha: “Investoji 500 euro. Ke 80% mundësi të fitosh 100 euro, por 20% mundësi t’i humbasësh të gjitha.”
- Shoku i dytë i tha: “Mbaji paratë, mos rreziko. Të paktën s’i humb.”
Arbëri u mendua gjatë. Edhe pse fitimi dukej më i madh, ai nuk mund ta duronte idenë e humbjes. Vetëm mendimi se mund të humbte 500 euro e frikësoi aq shumë, sa vendosi t’i mbajë paratë në shtëpi.
Pas disa muajsh, çmimet u rritën dhe me ato 500 euro nuk mund të blinte më aq sa më parë. Në fund, e kuptoi se frika nga humbja e kishte ndalur nga një mundësi fitimi dhe se paratë e tij kishin humbur pak nga pak vlerën.
Si mundemi ta shmangim këtë “Shmangie Humbje”?
Arbëri kishte një shumë parash dhe përballë një mundësie investimi, por kësaj here vendosi të mos lejojë frikën ta udhëheqë. Ai analizoi ndjenjat e tij, ndau paratë në dy pjesë – një për siguri dhe një për investim – dhe shkroi përfitimet e rreziqet për të marrë një vendim të qetë dhe të menduar. Duke vepruar kështu, shmangu ndikimin e shmangies së humbjes dhe arriti të fitojë jo vetëm pak para, por edhe vetëbesim në marrjen e vendimeve financiare.
· Efekti i Tufës
Efekti i Tufës është kur njerëzit ndjekin atë që bëjnë të tjerët, vetëm sepse mendojnë se nëse të tjerët po e bëjnë, atëherë duhet të jetë veprimi i duhur.
Si ndikon “Efekti i Tufës” tek vendimet financiare?
Në një lagje në Kosovë, shumica e njerëzve fillojnë të blejnë tokë në një zonë të caktuar, sepse dëgjojnë që “aty do rritet vlera shumë shpejt.”
Edhe ti, pa e hulumtuar mirë, vendos të blesh tokë atje – vetëm sepse “krejt po blejnë”.

Pas disa muajsh, del që nuk ka plane ndërtimi, zona ka probleme me infrastrukturën, dhe çmimet bien. Ti humb para.
Si mundemi ta shmangim këtë anshmëri “Shmangie Humbje”?
Për ta shmangur efektin e tufës në vendimet financiare, mjafton të ndjekësh këto 3 hapa të thjeshtë:
- Mos vepro me nxitim – vetëm pse “krejt po blejnë” nuk do të thotë që është vendim i mirë.
- Pyet dhe hulumto – kërko fakte: a ka plane ndërtimi aty? A ka rrezik? Sa është kthimi i investimit?
- Konsulto me dikë që merr vesh – fol me një ekonomist, jurist ose dikë që ka përvojë, para se të investosh.