Në janar 2021, Kosova përjetoi përmbytje masive që shkatërruan shtëpi, toka bujqësore dhe infrastrukturë në komunat e Skenderajt, Vushtrris, Mitrovicës dhe Klinës. Qeveria aktivizoi një Fond Emergjent për të ndihmuar familjet e prekura, por mbështetja ishte e kufizuar:
Ndihma u fokusua vetëm në riparimin e dëmeve të shtëpive të banimit, duke lënë shumë familje pa mbuluar shpenzimet e tjera (si humbja e të ardhurave ose nevojat mjekësore).

Nëse të gjitha familjet e prekura nga këto përmbytje do të kishin pasur një “fond emergjence,” atëherë mirëqenia e këtyre familjeve do të ishte e pavarur nga ndihmat e jashtme dhe ato do të ishin në gjendje të përkujdesen për nevojat e tyre bazike përsonalisht.
Çfarë është fondi i emergjencës dhe pse na duhet?
Fondi i Emergjencës është një rezervë parash, më saktësisht mund të jetë një llogari bankare kursimi e dedikuar për situata të papritura financiare. Këto mund të përfshijnë humbjen e vendit të punës, probleme shëndetësore, dëmtime në vendbanim apo shpenzime të papritura për makinën.
Ky fond është i domosdoshëm kur humbasim burimin kryesor të të ardhurave—vendin e punës—, nga i cili mbulojmë nevojat bazike si ushqimi, vendbanimi, dhe aktivitetet e përditshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien tonë.
Cilat janë hapat që duhët të ndërmarrim për krijimin e Fondit të Emergjencës?
Hapi 1: përcaktoni madhësin e fondit
- Llogaritni shpenzimet mujore të përgjithshme bazë: përfshini qiranë apo hipotekën, ushqimin, faturat (ujit, energjisë, internetit), dhe shpenzimet e makinës apo transportit publik në fondin e emergjencës.
- Nëse qëllimi juaj është të mbuloni shpenzimet për 3-6 muaj, kjo mund të jetë e mjaftueshme nëse situata juaj ekonomike është e qëndrueshme. Megjithatë, nëse burimi i të ardhurave nuk është shumë i sigurt, është më mirë të kurseni për 6-12 muaj.
Një shembull i Llogaritjes së shpenzimeve të përgjithshme bazike mujore:

Përcaktimi i madhësisë së Fondit të Emergjencës:
•Shpenzimet mujore bazike: 1,400€
•Numri i muajve për të mbuluar shpenzimet: 5
•Llogaritja: 1,400€ × 5 = 7,000€
•Madhësia e nevojshme e Fondit të Emergjencës: 7,000€
Shuma prej 7,000€ duhet të grumbullohet në Fondin e Emergjencës për të mbuluar 5 muaj të shpenzimeve bazike në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme dhe të papritur, pavarësisht natyrës së saj, jo vetëm për shembullin e përmendur më lart.
Hapi 2: hap një llogari të veçantë për Fondin Emergjent
- Llogari kursimesh: Hap një llogari kursimi në bankë që do të përdoret vetëm për situata të jashtëzakonshme. Vendos një përqindje të përballueshme të të ardhurave për ta ndarë çdo muaj në të deri sa të arrish një shumë të caktuar, e cila mbulon shpenzimet për një periudhë të caktuar kohore. Kjo do të sigurojë një fond emergjence të mjaftueshëm për raste të papritura.

7,000€/24 muaj= 285.64€ në muaj
Nëse shuma e nevojshme prej 7,000€ duhet të grumbullohet brenda 2 vitesh për fondin e emergjencës në një llogari bankare kursimi që paguan 2% normë interesi, do të duhet të ndash 285.64€ çdo muaj për ta realizuar këtë qëllim.
Kjo varet nga rrethanat në të cilat ndodheni dhe nga ato që parashikoni për të ardhmen. Nëse rrethanat janë të favorshme, do të keni më shumë kohë për të mbledhur fondet, dhe rrjedhimisht do t’ju duhet të ndani një shumë më të vogël çdo muaj. Ndërsa, nëse situata ndryshon dhe bëhet më e vështirë, koha për të mbledhur fondet do të jetë më e shkurtër, duke rritur kështu shumën mujore që duhet të ndani.
Rregulli i artë: sa më herët që filloni, me çfardo kontributi, aq më mirë.
Vëmendje: Llogaritë bankare të kursimit në Kosovë dhe Shqipëri paguajnë një normë mesatare interesi prej 2% mbi fondet që investohen në të; rrjedhimisht, fondet kanë mundësinë të rriten më shumë sesa shuma fillestare e investuar—varësisht prej lëvizjes së normave të interesit në llogaritë e kursimit.
Hapi 3: automatizo transferimin e kursimeve
Si duhët të automatizojmë transferimin e kursimeve në llogari kursyese?
Nëse keni një llogari kryesore në çfarëdo banke, ku pranoni të ardhurat çdo muaj, dhe gjithashtu një llogari kursimi të caktuar si fond emergjence, atëherë nuk duhet ta bëni transferimin manualisht çdo muaj. Në vend të kësaj, mund të përdorni aplikacionin e bankës ose të vizitoni degën për të krijuar një urdhër të përhershëm që në një datë të caktuar, një shumë e caktuar e të ardhurave të transferohet automatikisht nga llogaria kryesore në atë të kursimit pa u lodhur.

Një tjetër studim nga Bankrate (tetor 2024) tregon se 62% e amerikanëve ndihen të vonuar në kursimet emergjente, dhe vetëm 20% raportuan rritje të kursimeve gjatë vitit.
Në mungesë të të dhënave, nuk mund të specifikojmë se çfarë përqindje e popullit shqiptar mund të ketë probleme me këtë fenomen, por besoj se mund ta imagjinosh situatën aktuale… përgjithsisht!
Hapi 4: Shmangni tundimin për të shpenzuar Fondin e Emergjencës për gjëra që nuk janë vërtet emergjente
Hapi i fundit, por jo për nga rëndësia. Përdor fondin vetëm në emergjenca qe janë kritike për mbijetesë, dhe rimbush atë pas çdo shpenzimi të bëre.
Thjesht harro që ekziston deri në një rast të jashtëzakonshem—të cilët janë të pashmangshëm dhe jo të pakët në rrugëtimin e jetës.
Përfundimi
Fondi i Emergjencës është një rrjet sigurie financiare që të mbron nga situatat e papritura dhe të ruan qetësinë e mendjes, duke ditur se, në rast të ndonjë krize—të cilat duket se po shtohen kohët e fundit—je i siguruar financiarisht për një periudhë të shkurtër që të jep hapësirë për të menduar dhe gjetur zgjidhje reale për problemin në duar.
Nëse 62% e amerikanëve ndihen të vonuar me kursimet emergjente, si mendoni se qëndron situata në komunitetin tënd—dhe çfarë mund të bëni sot për të mos qenë pjesë e ndonjë statistike të këtillë?